Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë me njoftim të rëndësishëm

- Advertisement5 -

Drejtoria Komunale për Arsim në Fushë Kosovë ka shpallur një thirrje publike për aplikim, që ka për qëllim subvencionimin e transportit për nxënësit e arsimit të obliguar, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të komunës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit, përfitues të kësaj mbështetjeje mund të jenë nxënësit që vijojnë mësimin në institucione arsimore jashtë komunës për shkak të mungesës së shërbimeve përkatëse brenda saj, si dhe ata që jetojnë në vendbanime ku nuk ka shkolla.

- Advertisement - M1

Thirrja është e hapur për të gjithë nxënësit banorë të komunës, pa dallim etnik, gjinor, fetar apo politik, ndërsa përfshin edhe disa relacione të caktuara transporti si dhe mundësi aplikimi edhe për raste të tjera që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për prindër,

- Advertisement - m2

Ju lutemi t’i referoheni thirrjes për aplikim për subvencionimin e transportit të nxënësve nga Komuna e Fushë Kosovës.

Vërtetimet përkatëse mund t’i merrni në shkollë, ndërsa dokumentet e tjera përcjellëse sigurohen si zakonisht në institucionet përkatëse.

11 2

22 1