Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 19 janar, rifillon procesi mësimor në të gjitha institucionet arsimore, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftim thuhet se pas stabilizimit të situatës së krijuar nga vërshimet dhe sanimit të plotë të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin normal dhe të rregullt të procesit mësimor.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Të hënën fillon gjysmëvjetori i dytë në Komunën e Fushë Kosovës
Njoftojmë opinionin publik se të hënën, më 19 janar, rifillon procesi mësimor në të gjitha institucionet arsimore të Komunës së Fushë Kosovës.
Pas stabilizimit të situatës së krijuar nga vërshimet dhe sanimit të plotë të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin normal dhe të rregullt të procesit mësimor.
Me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë, z. Adriatik Zeqiri, u ka përcjellë një mesazh urimi nxënësve dhe mësimdhënësve:
“Nxënës të dashur, ju urojmë mbarësi dhe suksese në mësime gjatë gjysmëvjetorit të dytë. Mësimdhënësve u shprehim mirënjohje të veçantë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.”
Drejtoria për Arsim mbetet e përkushtuar në garantimin e kushteve të sigurta dhe cilësore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.