E diel, 22 Shtator, 2024

Drejtoria e Arsimit në Deçan thotë se mund ta bojkotojnë procesin mësimor

- Advertisement -

Mësimdhënësit në Deçan mund të bojkotojnë fillimin e procesit të ri mësimor pas zhvillimeve të fundit rreth furnizimit me librat shkollorë të nxënësve.

Kështu ka thënë drejtori i Arsimit në Komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

- Advertisement -

Ministria e Arsimit të hënën njoftoi që janë duke shqyrtuar mundësinë që paratë për blerjen e librave për nxënësit t’ua bartin prindërve dhe ata t’i blejnë vet ato.

Drejtori i DKA-së në Deçan, Besnik Hulaj në një bisedë për KALLXO.com tha se janë të zhgënjyer me propozimin e MASHTI-it duke thënë se është e vonë dhe nuk ka garanci që prindërit do t’i kenë paratë për blerjen e librave.Hulaj thotë se këtë çështje e ka biseduar edhe me drejtorët e shkollave në këtë qytet.

- Advertisement -

“Paraqet sfidë të madhe për fillimin e vitit të ri shkollor, sepse pa libra ne do ta kundërshtojmë fillimin e vitit shkollor dhe ndoshta do të obligohemi që për një kohë edhe ta bojkotojmë e ndoshta edhe te gjejmë ndonjë mënyrë qe ne si komunë t’i sigurojmë, sepse edhe ashtu nuk kemi përkrahje nga MASHTI“ – tha Hulaj për KALLXO.com.

Ai thotë se drejtorët e shkollave janë shprehur se pa libra s’mund ta fillojnë vitin akademik dhe kjo mund të shpie deri te humbja e orëve mësimore.

- Advertisement -

Hulaj ka kritikuar Ministrinë e Arsimit duke thënë se DKA-të nuk janë informuar paraprakisht lidhur me këtë ide dhe as nuk është mbajtur ndonjë takim për këtë temë.
Në Deçani janë 2 shkolla të mesme, 18 shkolla fillore dhe 4 paralele të ndara, ndërsa numëron rreth 5 mijë e 500 nxënës.

- Advertisement -

Postime të lidhura

Rrjetet sociale

3,485FansLike

Tregimet e fundit