Drejtoria e Arsimit në Deçan me njoftim të rëndësishëm

- Advertisement5 -

Drejtoria e Arsimit në Deçan ka publikuar rezultatet preliminare të Olimpiadës Matematike të Kosovës 2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

DKA njofton se nxënësja Erza Imeraj ka të drejtë dhe pritet të marrë pjesë në TST (Testin Përzgjedhës Kombëtar) për IMO 2026 (Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës).

- Advertisement -

Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit në Deçan:

Rezultatet Preliminare të Olimpiadës Matematike të Kosovës 2026

Pas shpalljes së rezultateve preliminare të Olimpiadës Matematike të Kosovës – 2026, me kënaqësi vërejmë se nxënësit nga Komuna e Deçanit kanë dalë në pah arritjet në garën vendore.

- Advertisement -

Këtu janë rezultatet e tyre:

· Erza Imeraj – IAAP “Tafil Kasumaj”, Deçan

Vendi i 4-të për klasat e XII.

· Art Qorraj – Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, Deçan

Vendi i 10-të për klasat e XI.

· Arsa Tishukaj – ShFMU “Isa Boletini”, Isniq

Vendi i 11-të për klasat e VIII.

· Basri Mataj – ShFMU “Dëshmorët e Vokshit”, Pobërgjë

Vendi i 16-të për klasat e VII.

· Erion Bozhdaraj – ShFMU “Sylejman Vokshi”, Prejlep

Vendi i 18-të për klasat e IX.

Sipas këtyre rezultateve, nxënësja Erza Imeraj ka të drejtë dhe pritet të marrë pjesë në TST (Testin Përzgjedhës Kombëtar) për IMO 2026 (Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës).

Testi i parë do të shërbejë për përzgjedhjen e ekipit që do të përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO) 2026.

Dëshirojmë t’u përgëzojmë të gjithë nxënësit për angazhimin dhe rezultatet e tyre të jashtëzakonshme. Urojmë suksese më të mira në garat e ardhshme, ndërsa nxënëses Erza Imeraj i urojmë fat dhe sukses të plotë në fazën kombëtare të përzgjedhjes!

Me respekt:
Prof Muharrem Kukalaj