DKA në Gjakovë letër shkollave: Asnjë dhuratë nga nxënësit dhe prindërit nuk guxon të kalojë vlerën mbi 50 euro

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë në prag të 7 Marsit ju ka dërguar njoftim shkollave se asnjë dhuratë në formë të organizuar nga nxënësit dhe prindërit nuk GUXON të kalojë vlerën mbi 50 euro, shkruan AlbanianEducationet.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i DKA në Gjakovë:

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit ashtu siç ju ka dërguar njoftim dy vitet e fundit të gjitha Institucioneve Edukativo – Arsimore, ju rikujtojmë:

Kërkojmë nga ju të informoni të gjithë stafin tuaj që Drejtoria e Arsimit bazuar në ligjet dhe rregulloret ekzistuese për dhurata vendos:

Asnjë dhuratë në formë të organizuar nga nxënësit dhe prindërit nuk GUXON të kalojë vlerën mbi 50 euro

- Advertisement -

Edhe vlera 50 euro duhet të jetë e deklaruar nga ana e mësimdhënësit

Ndalohen dhuratat e tilla për : 7 Mars, 8 Mars, ditëlindje të mësimdhënësit si dhe përfundimet e vitit shkollor.

Në raste të datave të caktuar vendos Drejtoria e Arsimit cilit mësimdhënësit i takon mirënjohje për punën e tij.

Me rëndësi: Për çdo informatë të cilën do të ketë Drejtoria e Arsimit për tejkalim të kësaj shifre të dhuratave ne jemi të detyruar t’i adresohemi Agjensionit Antikorrupsion.

Këtë informacioni shpërndani tek secili mësimdhënës.