Shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ka njoftuar se Drejtoria Komunale e Arsimit ka dhuruar 7 kompjuterë, të cilët tashmë do të jenë në përdorim nga nxënësit.
Njoftimi i shkollës:
💻 7 kompjuterë në shërbim të nxënësve tanë 💻
Shkolla “Mehmet Gjevori” shpreh falënderimin e përzemërt për Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prishtinë dhe drejtorin z. Samir Shahini, për dhurimin e 7 kompjuterëve që tashmë do të jenë në përdorim nga nxënësit tanë. ✨
👩💻👨💻 Këta kompjuterë do të ndihmojnë nxënësit të mësojnë më lehtë, të zhvillojnë aftësitë digjitale dhe të ndihen më afër botës moderne të dijes. 🌍 📚