Me ftesë të Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani, është zgjedhur anëtar i Trupës Këshillëdhënëse pranë këtij fakulteti, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky përfaqësim vlerësohet si një njohje e punës, përkushtimit dhe rezultateve të arritura nga shkolla “Emin Duraku” dhe drejtuesi i saj, që tashmë shihet si shembull i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve arsimore dhe akademike.
“Ky është një nder i madh dhe një përgjegjësi e re për të kontribuar në forcimin e lidhjes mes shkollës dhe universitetit, mes praktikës dhe teorisë, në shërbim të cilësisë në arsim,” u shpreh drejtori në njoftimin e tij publik.
Ai theksoi se kur lidershipi mbështetet në vlera, rezultatet flasin vetë.