Drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani ka ndarë reflektimet e tij mbi rrugëtimin katërvjeçar në krye të shkollës që ai e quan “pjesë e jetës sime”, shkruan AlbanianEducation.net.
Ai në një postim të ndjerë dhe frymëzues në Facebook thekson se rruga nuk ka qenë e lehtë, dhe kur mori drejtimin e shkollës, përballej me sfida të shumta, megjithatë, shton se për të, drejtimi i shkollës nuk është thjesht një pozitë, por një përgjegjësi ndaj brezave të rinj dhe së ardhmes së vendit.
Ai tregon përkushtim ndaj ndryshimit, zhvillimit dhe krijimit të një ambienti arsimor që synon të jetë model për të gjithë sistemin arsimor në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Një Model për Arsimin Kosovar!
Sot mbushen 4 vite që jam eméruar në krye të shkollës “Emin Duraku”, një shkollë që për mua nuk është vetëm një institucion arsimor ,është pjesë e jetës sime.
Kam qenë nxënës, mësimdhënës e sot drejtor dhe për mua kjo është shumë më shumë sesa një detyrë, është përgjegjësi e përditshme ndaj brezave dhe së ardhmes.
Kur e mora drejtimin, shkolla përballej me sfida serioze: mungesë kushtesh, nevojë për reformë, për ndryshim rrënjësor.
Sot, pas 4 vitesh, kjo shkollë është kthyer në një shembull suksesi – një shkollë që frymëzon.
🏫 INVESTIME STRATEGJIKE NË INFRASTRUKTURË
-Kontroll dhe siguri në hyrje-dalje, eliminim i hyrjeve të paautorizuara.
-Largimi i stacionit të autobusëve nga hyrja (me Drejtorinë e Emergjencave)
-Rregullimi i 70 banjove, ndriçimi i brendshëm dhe i jashtëm.
-Oborr modern: fontanë, stadium i ri, dy parqe gjelbërimi, 120 pemë të mbjella.
-Klasë verore, busti i shkollës, dy bunarë funksionalë, rregullim i ambientit sportiv.
-Kabinete të reja, zhveshtore dhe dhoma përcjellëse për sallën e edukatës fizike.
-📌 Grant nga Ministria e Arsimit në vlerë prej 50,000€ për renovimin e plotë të sallës së edukatës fizike, si objekt ndihmës për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030!
💻 PAISJE DHE TEKNOLOGJI MODERNE
• Inventar i ri për çdo klasë dhe zyrë
• Pajisje të reja: TV, projektorë, kompjuterë, kondicionerë në çdo klasë
• Kabinete me smart board dhe printer 3D – të parët në Prishtinë
• 20 laptopë të dhuruar nga Arizona University – USA për kabinetin e TIK
• Radio shkollore, zile digjitale, sistem monitorimi elektronik për siguri!
🧑⚕️ SHËRBIME UNIKE PËR NXËNËSIT
• Kuzhina shkollore funksionale – e para në kryeqytet (ushqim i përgatitur në shkollë)
• Kabinet logopedik – i pari në Prishtinë
• Ambulantë shkollore funksionale dhe në shërbim të përditshëm
• Pajisje të reja për stafin teknik
• Në proces: ndërtimi i dhomës sensorike
🏗 PROJEKTE NË PRITJE
• Ndërtimi i amfiteatrit të jashtëm – i miratuar nga Rotary USA, pritet nisja e punimeve
• 200 ulëse të siguruara për stadiumin nga Drejtoria e Sport-Marketingut
🧠 CILËSI DHE ARRITJE NË EDUKIM
• Vlerësim real, ngritje e cilësisë dhe përkushtim profesional çdo ditë
• Nxënësit tanë shkëlqejnë edhe jashtë vendit në gara dhe projekte
• Kampionë në sport e dituri, suksese të vazhdueshme në shkencat natyrore
• Vlerësime për përfshirje dhe barazi – për nxënës me nevoja të veçanta e komunitete pakicë
• Ri-integrim i nxënësve të rikthyer nga zonat e luftës
• Konferenca e parë për mësim joformal dhe programi bazik i shkrim-leximit
• Modeli 6–9 i zbatuar me sukses – bashkim shkollash, bashkim komunitetesh!
🌍 BASHKËPUNIME DHE MBËSHTETJE STRATEGJIKE
🤝 Me organizata dhe ambasada ndërkombëtare:
Ambasada Amerikane, Gjermane (GIZ), Suedeze, Angleze, UNICEF, Arizona University, ADRA Germany, Camp Darby – Itali, IOM, Voice of Roma, Bonevet, Tech for Kosova, Rrënjët Dardane, Lion Quest Kosovo, CDF, Akademia Infinit, Shkolla Shqipe në Zara – Kroaci dhe shumë të tjera.
📌 Shkolla “Emin Duraku” është përzgjedhur si “shkollë kampione” në kuadër të projekteve të GIZ Gjerman, në mesin e 20 shkollave më të mira në Kosovë.
🏛 Me institucione vendore dhe qendrore:
Ministria e Arsimit, Zyra e Kryeministrit (Zyra për Komunitete), Komuna e Prishtinës, Kabineti i Kryetarit, Drejtoritë e Arsimit, Emergjencave, Investimeve Kapitale, Kulturës, Parqeve, Sportit, Shërbimeve Publike, Sport-Marketingut, Hortikultura, Policia e Kosovës (Stacioni Veri), Fakulteti i Edukimit, QKRMT, Teleperformance, ETEA, Kosovar Youth Council!
🤍 MIRËNJOHJE ME ZEMËR
Faleminderimi më i madh shkon për:
🔹 Grupin “Miqtë e Shkollës” – për përkrahjen e pandalshme
🔹 Stafin e shkollës – për profesionalizmin dhe përkushtimin
🔹 Prindërit, komunitetin dhe donatorët – për besimin dhe bashkëpunimin
🔹 Të gjithë ata që na ndihmuan të bëjmë të pamundurën – të mundur.
Në vend të përfundimit!
Katër vite me punë të pandalshme, reforma të guximshme dhe përkushtim të përditshëm Shkolla jonë “Emin Duraku” është sot një model i arsimit modern, gjithëpërfshirës dhe cilësor.
Kjo shkollë nuk është thjesht një histori suksesi
është dëshmi se kur ka vizion, çdo gjë është e mundur.
Shkolla ndryshoi, sepse dikush besoi!
Unë besova🙏
Ky është vetëm fillimi🫡