Drejtori Visar Osmani dhe organizata ADRA shpërndajnë dhurata për nxënësit e shkollës “Fan Noli” në Busi dhe Marec

- Advertisement5 -

Në prag të festave të fundvitit, drejtori i shkollës Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani në bashkëpunim me organizatën gjermane ADRA, realizoi një aksion humanitar duke shpërndarë pako dhuratash për nxënësit e Shkollës “Fan Noli” në fshatrat Busi dhe Marec, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtyre vizitave, delegacioni u prit nga drejtori i shkollës “Fan Noli”, Ramë Haxholli, së bashku me stafin pedagogjik dhe psikologen e shkollës.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e shkollës shprehën mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëpunimin e treguar, duke theksuar rëndësinë e koordinimit ndërmjet institucioneve arsimore.

1 4
Foto e publikuar në Facebook të drejtorit Visar Osmani
2 2
Foto e publikuar në Facebook të drejtorit Visar Osmani
3 2
Foto e publikuar në Facebook të drejtorit Visar Osmani
601441756 1199505592141163 3639904497536938150 n
Foto e publikuar në Facebook të drejtorit Visar Osmani

Njoftimi i plotë i drejtorit Osmani:

Kur udhëhiqet me zemër,solidariteti prek zemrat!

- Advertisement -

Sot, në prag të festave të fundvitit, një delegacion i shkollës sonë, i prirë nga Drejtori, në bashkëpunim me organizatën gjermane ADRA, partnere e çmuar e shkollës sonë, ndau pako dhurata për nxënësit e Shkollës “Fan Noli” në Busi dhe Marec.

Në këto vizita u pritëm ngrohtësisht nga Drejtori i shkollës, z.Ramë Haxholli, mësueset dhe psikologia e shkollës, të cilëve u shprehim mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Emocionet e nxënësve ishin dëshmia më e bukur se edhe këto pjesë të fshatrave të Prishtinës meritojnë vëmendje, vizita dhe përkrahje të vazhdueshme në forma të ndryshme.

Që nga viti i kaluar, shkolla jonë ka nisur misione të qëndrueshme humanitare, dhe organizata ADRA është aktive në shkollat tona falë angazhimit dhe iniciativës së Drejtorit, duke e shtrirë këtë bashkëpunim në dobi të nxënësve dhe komunitetit shkollor.

Edhe në ditët në vijim do të vazhdojmë përkrahjen për kategori të tjera të ndjeshme, sepse misioni ynë buron nga historia, vlerat dhe përgjegjësia që shkolla jonë ka ndaj shoqërisë.
Si gjithmonë, drejtori mban afër miqtë e shkollës, të cilët na përkrahin çdo ditë dhe janë pjesë e çdo nisme që synon mirëqenien e nxënësve tanë.

Së bashku po ndërtojmë një shkollë që jep dije, por edhe zemër. 🤍