Drejtori Skender Halimi tregon për gjendjen e vështirë në shkolla: Ende punohet me një shkumës

- Advertisement -

Skender Halimi, drejtori i shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, ka treguar se gjendja në shkolla vazhdon të jetë shumë e vështirë, ku mungojnë shumë gjëra elementare.

- paragrafi 1 -

I ftuar në “Konfront” të KTV-së në debatin se “çfarë shkollash kemi ne”, Halimi mori një shembull interesant për të përkufizuar gjendjen në shkolla.

- Advertisement -

“Mjetet e konkretizimit mungojnë. Ende punohet me mjete me të cilat kam mësuar unë. Ende punohet me një shkumës”, ka thënë ai.

Tutje, Halimi ka treguar se shkollën ku ai e menaxhon ka mesatarisht 28 nxënës në klasë, që ai ka konsideruar se është shumë. Ai ka identifikuar si njëri nga problemet në shkollat e mëdha si mungesa e hapësirës. /KOHA/