Drejtori Shahini viziton shkollën “Dardania” në Prishtinë, vlerëson punën që po bëhet

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka vizituar shkollën “Dardania”, ku është pritur nga stafi.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkollës thuhet se drejtori Shahini ka vlerësuar lart punën e shkollës “Dardania” si një nga më të veçanta të Prishtinës, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Sot, shkolla jonë pati kënaqësinë të mirëpresë Drejtorin e Arsimit të Kryeqytetit, z. Samir Shahini.

Drejtori vlerësoi lart punën në SHFMU “Dardania” si një nga shkollat më të veçanta të Prishtinës, duke çmuar menaxhimin, stafin, kushtet moderne dhe mbi të gjitha – nxënësit tanë të mrekullueshëm, të cilët janë krenaria e kryeqytetit dhe e Kosovës.

Faleminderit Drejtorisë së Arsimit për fjalët e ngrohta dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ne do të vazhdojmë me përkushtim të kultivojmë dije, vlera dhe suksese për gjeneratat që vijnë.

SHFMU “Dardania” – Shkollë e dijes dhe krenarisë!