Drejtori Shahini viziton 5 shkolla ku po bëhen renovimet në prag të vitit të ri shkollor

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, bashkë me ekipin e tij sot ka mbikëqyr punimet finale përgatitore në prag të vitit të ri shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shahini ka vizituar shkollat, “Elena Gjika”, “Gjergj Fishta” (salla e sportit), “Ganimete Terbeshi”, “Zenel Hajdini”, dhe “Ali Kelmendi”.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

E shtunë pune në terren!

Sot, drejtori i Arsimit Samir Shahini, bashkë me ekipin e tij, Ridvan Islami dhe Arbër Gashi, ishin në mbikëqyrje të punimeve finale përgatitore për 1 Shtatorin. 🏫✨

- Advertisement -

✅ Me menaxhimin e drejtorit Samir Shahinit, janë duke u finalizuar renovimet e thella, ndërtimet, gëlqerosjet, dyshemetë, instalimet elektrike ⚡, si dhe ndarja dhe përshtatja e hapësirave për kuzhina në shkollat ku do të zhvillohet mësimi tërëditor 🍽️📚.

👉 Sot u vizituan nga afër shkollat:

• “Elena Gjika”

• “Gjergj Fishta” (salla e sportit)

• “Ganimete Terbeshi”

• “Zenel Hajdini”

• “Ali Kelmendi”

👏 Me vizionin dhe përkushtimin e tij, drejtori Samir Shahini po dëshmon se arsimi është prioritet. Ai, bashkë me ekipin e tij, po sjellin ndryshime konkrete në terren – për një fillim sa më dinamik dhe në kushte më të mira për nxënësit tanë.

📅 1 Shtatori do të na gjejë më të përgatitur se kurrë!