Drejtori Shahini takon stafin e shkollave “Asim Vokshi” dhe “Zenel Hajdini”, flasin për mësimin tërëditor

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka zhvilluar sot takime të ndara me drejtorët e stafin e shkollave fillore “Asim Vokshi” dhe “Zenel Hajdini”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shahini në një postim në Facebook ka shkruar se në takim ndan idetë për organizimin e mësimit tërëditor 📚 që starton këtë vit në SHFMU ” Zenel Hajdini”, përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Dje bashkë me ekipin e ngushtë të mësimit tërëditor mbajtëm dy takime të ndara me drejtorët e stafin e shkollave fillore “Asim Vokshi” dhe “Zenel Hajdini”.

Ishin biseda të ngrohta dhe praktike, ku bashkë ndamë idetë për organizimin e mësimit tërëditor 📚 që starton këtë vit në SHFMU ” Zenel Hajdini”, përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 🏫, si dhe renovimet që do t’i japin shkollave ambiente më të bukura, më të sigurta dhe bashkëkohore ✨.

- Advertisement -

SHFMU ”Asim Vokshi” – Prishtinë nga ky vit starton si shkollë e mesme e ulët për ciklin e klasave 6 deri 9, duke u bërë pjesë kyçe e riorganizimit të shkollave në Kryeqyteti Prishtina 📈.

Këto takime na dhanë energji dhe bindje se, me bashkëpunim dhe përkushtim, mund të sigurojmë një fillim të mbarë e të gëzueshëm të vitit shkollor.

Në qendër të çdo vendimi e qëllimi në arsim, mbeten fëmijët tanë 👧🧒🌱 – sepse ata meritojnë më të mirën nga ne të gjithë.