Drejtori Shahini: Sot mbi 70% e klasave në shkollat e Prishtinës janë të pajisura me tabela digjitale

- Advertisement5 -

Drejtori i Arsimit, Samir Shahini, thotë se sot mbi 70% e klasave në shkollat e Prishtinës janë të pajisura me tabela digjitale, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

“Investime çdo ditë, për arsim më cilësor dhe më afër nevojave të kohës. 🚀”, ka shkruar ai, ndërsa ka njoftuar për vizitën qëka zhvillua me kryetarin Përparim Rama, në shkollën “Hasan Prishtina”, në kryeqytet, ku përuruan tabelat digjitale dhe shtrirjen e rrjetit modern.

- Advertisement - M1

Postimi i tij:

Sot, bashkë me Kryetarin e Kryeqytetit z. Perparim Rama, vizituam Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, ku përuruam investimet më të reja në digjitalizim — tabela digjitale dhe shtrirjen e rrjetit më modern të internetit në shkollë. 💻📡

Këto tabela janë pjesë e kontigjentit prej 180 pajisjeve të shpërndara në shkollat tona, duke bërë që sot mbi 70% e klasave të jenë të pajisura me këto mjete moderne për mësimdhënie. 📊📚

- Advertisement - m2

Investime çdo ditë, për arsim më cilësor dhe më afër nevojave të kohës. 🚀

Drejtoria e Arsimit