Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka bërë të ditur se siguria e nxënësve mbetet prioritet absolut për institucionet lokale, pas publikimit të raportit të sigurisë në shkollat e kryeqytetit.
Sipas tij, raporti i realizuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca tregon se rreth 50 për qind e shkollave në Prishtinë kanë çështje të sigurisë që kërkojnë ndërhyrje, shkruan AlbanianEducation.net.
Shahini theksoi se javën e kaluar, me ftesë të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, është zhvilluar një takim i përbashkët me drejtorët e shkollave, përfaqësues të Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe drejtoritë komunale përkatëse.
Postimi i tij i plotë:
Siguria e nxënësve është prioritet absolut. 🏫🛡️
Raporti i sigurisë në shkolla i realizuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca tregon se rreth 50% e shkollave të Kryeqytetit kanë çështje të sigurisë ku duhet intervenim.
Javën që shkoi, me ftesë të Kryetarit z. Perparim Rama, morëm pjesë në një takim të përbashkët me drejtorët e shkollave, Policinë e Kosovës, Zjarrëfikësit dhe drejtoritë komunale relevante, për ta shqyrtuar në detaje raportin dhe për të përcaktuar hapat konkret që duhet të ndërmerren.
Siguria në shkolla është përgjegjësi e përbashkët institucionale. Zero kompromis kur është në pyetje siguria e fëmijëve tanë. 👧👦🚸
Drejtoria e Arsimit