Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ju ka uruar pushime të mbara pranverore për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, shkruan AlbanianEducation.net.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo periudhë është pjesë e rëndësishme e ritmit të shkollës – një moment për të ndalur pak, për të reflektuar mbi atë që është arritur dhe për t’u përgatitur për hapat e radhës.
Postimi i tij:
Pushime të mbara pranverore për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit!
Kjo periudhë është pjesë e rëndësishme e ritmit të shkollës – një moment për të ndalur pak, për të reflektuar mbi atë që është arritur dhe për t’u përgatitur për hapat e radhës.
Uroj që të gjithë të rikthehen në banka shkollore me më shumë energji, përkushtim dhe dëshirë për të mësuar e për të dhënë më të mirën. 📚🌿