Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka takuar sot disa nga drejtorët e shkollave të mësimit tërëditor në kryeqytet për të koordinuar oraret dhe aktivitetet ekstrakurrikulare që do t’i bëjnë ditët e nxënësve më të pasura dhe më të gjalla.
Shahini përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nga 1 shtatori, 7 shkolla të reja do t’i bashkohen këtij ndryshimi, duke iu shtuar 5 shkollave ekzistuese, ku dy prej tyre do të ofrojnë mësim tërëditor për të gjithë ciklin 1–9.
Postimi i plotë i tij:
Shtatori po afron – Mësimi Tërëditor po merr hov si kurrë më parë! 🚀
Sot u mblodhëm me disa nga drejtorët e shkollave të mesimit tërëditor në Kryeqytet për të koordinuar oraret dhe aktivitetet ekstrakurrikulare që do t’i bëjnë ditët e nxënësve më të pasura dhe më të gjalla! 🎨🏃♂️🎶
Me përvojën e shkollave ku kjo qasje tashmë po funksionon me sukses, u dakorduam për një orar uniform në të gjitha shkollat, por duke lënë hapësirë për kreativitet dhe përshtatje sipas mundësive të secilës shkollë.
📅 Nga 1 shtatori, 7 shkolla të reja do t’i bashkohen këtij ndryshimi, duke iu shtuar 5 shkollave ekzistuese. Madje, dy prej tyre do të ofrojnë mësim tërëditor për të gjithë ciklin 1–9! 🙌
Kjo do të thotë më shumë mundësi për fëmijët, më shumë qetësi për prindërit, dhe një hap gjigant drejt arsimit modern, kreativ dhe gjithëpërfshirës në Kryeqyteti Prishtina! 💪🌟