Drejtori Shahini: Kritika për arsimin të jetë konstruktive, jo dëmtuese

- Advertisement5 -

Drejtori i Arsimit, Samir Shahini, ka bërë thirrje që të ndalet krijimi i një pasqyre të rreme kolektive për arsimin publik në Kosovë, duke theksuar se megjithëse ekzistojnë sfida reale dhe mangësi, ato nuk duhet të shfrytëzohen për të ndërtuar një narrativë demoralizuese ndaj mësimdhënësve dhe institucioneve arsimore.

- paragrafi 1 -

Ai ka vlerësuar se problemet në arsim duhet të trajtohen me më shumë qartësi dhe përgjegjësi, duke u segmentuar dhe adresuar secili në mënyrë konkrete, ndërsa secili akter duhet të japë kontributin në rolin e vet.

- Advertisement - M1

Sipas Shahinit, kritika është e domosdoshme, por ajo duhet të jetë e drejtë, konstruktive dhe e dobishme, e jo e përgjithësuar dhe dëmtuese për sistemin.

“Një sistem i dobët arsimor nuk i konvenon askujt që ia do të mirën këtij vendi”, ka theksuar ai, duke shtuar se forcimi i arsimit nuk arrihet vetëm përmes reformave, por edhe përmes mënyrës se si shoqëria flet për të.

Në fund, Shahini ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e madh të mësimdhënësve, drejtorëve dhe gjithë stafit arsimor në Kosovë, duke kërkuar më shumë vlerësim për punën e tyre të përditshme në vend.

- Advertisement - m2