Drejtori Samir Shahini zhvillon vizitë pune në shkollën “Pavarësia”, në Prishtinë

- Advertisement5 -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, zhvilloi një vizitë pune në shkollën “Pavarësia”, së bashku me shefen e sektorit Ardiana Hyseni, zëvendësdrejtoreshën, Fahrie Maxharraj dhe përfaqësuesin e prindërve, Bujar Pervetica.

- paragrafi 1 -

Gjatë takimit u diskutua për disa ndërhyrje të rëndësishme që po i japin më shumë funksionalitet dhe siguri kësaj shkolle.

- Advertisement - M1

Në njoftim thuhet se fokusi i vizitës ishte te pajisja e shkollës me rreth 20 tabela digjitale tashmë të vendosura, si dhe 20 të tjera që pritet të vendosen së shpejti.

Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë:

Vizitë pune në Shkollën “Pavarësia” 🏫

- Advertisement - m2

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Samir Shahini, zhvilloi një vizitë pune në Shkollën “Pavarësia”, së bashku me shefen e sektorit znj. Ardiana Hyseni, zëvendësdrejtoreshën znj. Fahrie Maxharraj dhe përfaqësuesin e prindërve, njëherësh bashkëpunëtorin e palodhur të kësaj shkolle, z. Bujar Pervetica. Gjatë takimit u diskutua për disa ndërhyrje të rëndësishme që po i japin më shumë funksionalitet dhe siguri kësaj shkolle.

Fokusi i vizitës ishte te pajisja e shkollës me rreth 20 tabela digjitale tashmë të vendosura, si dhe 20 të tjera që pritet të vendosen së shpejti. Po ashtu, u theksua përfundimi i largimit të trafos nga hapësira e jashtme – një hap i domosdoshëm për të nisur asfaltimin e fushës sportive – si dhe rregullimi i oborrit me më shumë gjelbërim 🌿

Mbështetja e DKA-së për këtë kolektiv të përkushtuar do të vazhdojë, sepse kur shkolla forcohet, përfiton i gjithë komuniteti. Shkolla “Pavarësia” mbetet një pikë e rëndësishme lidhëse mes nxënësve, prindërve dhe komunitetit të Lagjes së Spitalit dhe Muharrem Fejzës 🤝
Kryeqyteti Prishtina
Samir Shahini