Drejtori Samir Shahini viziton shkollën “Gjergj Fishta”, pritet nga drejtoresha Supije Zhitia

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka vizituar sot shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë ku është pritur nga drejtoresha Supije Zhitia, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftim thuhet se takimi kishte për qëllim shprehjen e përkrahjes dhe urimit për shërim të shpejtë për drejtoreshën, e cila me përkushtim e dashuri udhëheq këtë institucion arsimor.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

📚 Vizitë në shkollën “Gjergj Fishta” – me drejtoreshën Supije Zhitia
Drejtori Samir Shahini, së bashku me Ardiana Ismailin, Ridvan Islamin dhe Arbër Gashin, sot zhvilluan një vizitë në SHFMU “Gjergj Fishta”, ku u pritën nga drejtoresha Supije Zhitia.

Takimi kishte për qëllim shprehjen e përkrahjes dhe urimit për shërim të shpejtë për drejtoreshën, e cila me përkushtim e dashuri udhëheq këtë institucion arsimor.

- Advertisement -

Gjatë vizitës u diskutua për përparimet në procesin mësimor, përkushtimin e stafit dhe planet për përfshirjen e shkollës në fazën e tretë të mësimit tërëditor.

Një mëngjes i mbushur me respekt, mirënjohje dhe frymë bashkëpunimi për të mirën e fëmijëve tanë. 🌱