Drejtori Rrahim Bekteshi prek me mesazhin: Tre nxënës i morën fletëtransferet, po shkojnë te prindërit në Belgjikë

- Advertisement -

Shkollat e vendit po vazhdojnë të zbrazen pasi prindërit e nxënësve po marrin vendime që të marrin rrugën drejt mërgimit për një jetë më të mirë. 

- paragrafi 1 -

Drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prizren, Rrahim Bekteshi ka njoftuar se tre nxënës do të largohen nga Kosova drejt Belgjikës ku punojnë prindërit e tyre, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi:

Një foto emocionale për mua..

Kjo foto jep mesazhin se Kosova po zbrazet dita me ditë.
Këta nxënës janë të SHFMU
” Emin Duraku” nga Prizreni :

- Advertisement -

1.Lian Kryeziu II-2
2.Elisa Kryeziu IV-3
3.Yllka Kryeziu VII-2

Sot erdhën për të marrë fletëtransferet pasi ata tani po i bashkangjiten të atit të tyre me qëndrim dhe punësim në Belgjikë.

U emocionova dhe vendosa të realizojë një foto lamtumirëse me këta nxënës të shkëlqyeshëm qe të mbetët në kujtesën e kohës..se dikur këta ishin nxënës të shkollës sonë..

Nuk e kam imagjinuar kurrë një gjendje të këtill.

U përshëndeta me këta nxënës dhe i dhash një porosi të qartë :
Mos e harroni Kosovën !