Rrahim Bekteshi, dejtor i shkollës “Emin Duraku” në Prizren ka publikuar një foto të para disa viteve ku kujtuar dy kolegët mësimdhënës nga shkolla “Vaso Pashë Shkodrani”, Leshan dhe Tërrnje, Refki Rexhaj dhe Luljeta Gashi që u vranë para 26 viteve, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i tij:
NË 26 VJETORIN E RËNIËS SË DY MËSIMDHËNËSVE
Në kujtim të rëniës së dy kolegëve të mi mësimdhënës nga SHF ” Vaso Pashë Shkodrani” në fshatrat Leshan dhe Tërrnje të Therandës.
Sot e 26 vite më parë në qendër të fshatit Tërrnje u egzekutuan dy kolegët e mi mësimdhënës :
1.Refki Rexhaj mësimdhënës i mësimit klasor( I pari nga e djathta me këmish të bardhë tek rreshti i dytë)atë kohë ishte dhe përgjegjës i paraleles së ndarë në Tërrnje dhe
2.Luljeta Gashi arsimtare e Kimi- Fizikës ( e dyta nga e majta rreshti parë) të egezekutuar nga dora gjakatare serbe sot e para 26 viteve në fshatin Tërrnje të Therandës.
Nga ky fshat u vranë 41 martir.
Lavdi jetës dhe veprës suaj !
I përjetshëm kujtimi për ju pishtar të arsimit!
I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës!