Drejtori që kujdeset për 1000 lule të shkollës

- Advertisement -

Jo çdo herë hasim shkolla që kanë lule në ambientet e tyre. Por në Komunë e Vushtrrisë, shkolla fillore Ali Kelmendi ka më shumë se 1000 sosh.

- paragrafi 1 -

E drejtori i kësaj shkolle, Milazim Hyseni, gjithë këtë punë e ka bërë me vetëfinancim.

- Advertisement -

Ai nuk rresht së punuari që nxënësve të kësaj shkolle t’u ofroj një ambient sa më të ngrohtë.

Drejtori thotë se kur dëshiron diçka, gjithçka është e lehtë që të arrihet.

Tutje, Hyseni thotë se është e papërshkrueshme ajo çfarë ndjen kur i sheh fytyrat e nxënësve të lumtura.

- Advertisement -

Shkolla fillore “Ali Kelmendi” ka rreth 800 nxënës dhe konsiderohet të jetë një ndër shkollat më të mëdha në Komunën e Vushtrrisë.