E diel, 24 Nëntor, 2024

Drejtori Nexhadi Luta: Të hysh në klasë ku s’ka asnjë nxënës, sikurse të hysh në varre

- Advertisement1-

Rënia e numrit të nxënësve ndër vite në Kosovë ka nisur të vërehet më shumë në zona rurale. Dhjetëra shkolla janë mbyllur, e disa që numërojnë nga dy-tre nxënës në klasë i pret i njëjti fat.

Në Kaçanik, një shkolle i është vënë dryni. Mbyllja e saj nuk ka të bëjë me mungesë kushtesh, por me mungesë nxënësish.

- Advertisement -

Shkolla ka qenë e hapur në vitin 1948.

Aty kishin mbetur vetëm tre nxënës.

Ish-drejtori i shkollës Nezir Kuqi thotë se mbyllja e shkollës është një ndjesi shumë e keqe.

“Unë kam qenë nxënës në këtë shkollë, më pas i punësuar por së fundmi edhe drejtues i shkollës. Mbyllja e shkollës është një ndjenjë shumë e vështirë për t’u përshkruar”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Nezir Kuqi, përcjell Telegrafi.

Shkolla në këtë fshat të thellë u prek nga trendi i rënies së nxënësve që po ndodh në gjithë Kosovën.

Në 15 vitet e fundit pakësimi i nxënësve ka ndodhur vazhdimisht, për shkak të migrimit, uljes së natalitetit dhe shpërnguljes së brendshme nga fshati në qytet.

- Advertisement -rrrrrrr

Pak kilometra nga Kotlina, gjendet Ivaja.

Në shkollën e këtij fshati në këtë vit shkollor nuk u regjistrua asnjë nxënës në klasë të parë.

Në total në këtë shkollë mësojnë 22 nxënës, disa prej tyre në klasa të kombinuara.

“Të hysh në klasë dhe të shohësh klasën e parë pa asnjë nxënës, është sikurse të hyjsh në varre. Është tepër e rëndë kjo ndjenjë”, deklaroi drejtori i shkollës në Ivajë, Nexhadi Luta.

Objekti i kësaj shkolle ishte rinovuar në vitin 2019 me një kosto prej 100 mijë eurosh.

Drejtori thotë se të gjitha kushtet janë në këtë shkollë, por sipas tij pa nxënës asgjë nuk ka vlerë.

Largimi i banorëve nga fshati në qytet po i zbrazë shumë shkolla në zonat rurale.

Sipas raportimeve të REL, në dhjetë vitet e fundit janë mbyllur mbi 40 objekte shkollore.

Njohësi i çështjeve të arsimit Rinor Qehaja thotë se investimet në shkolla do të duhej të bëheshin pas një analize të ndryshimeve demografike.

Sipas tij numri i ulët i nxënësve në klasa e dëmton cilësinë.

Ai thotë se janë ndërtuar shkolla në bazë të interesave elektorale e jo projeksioneve statistikore.

Ministria e Arsimit thotë se ka bërë një analizë të shkollave që kanë numër të pakët të nxënësve dhe ka ardhëruar komunat se si të veprojnë.

Shkollat e mbyllura në Kosovë kanë mbetur të pashfrytëzuara dhe në shumë raste ato janë dëmtuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...