Drejtori Nazif Jashari: Një vlerësim i mësimdhënësve që ndërlidhet me gradim është i pranueshëm

- Advertisement -

Ministria e Arsimit tha se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen një numri vlerësimesh, që do t’ju mundësojë atyre ngritjen në karrierë por edhe paga më te mëdha.

- paragrafi 1 -

Por, MAShT tha se vlerësimi do të bëhet nga drejtorët e shkollave dhe Inspektorati i Arsimit.

- Advertisement -

Një kohë të gjatë përplasjet ndërmjet Ministrisë dhe mësimdhënësve u zhvilluan për nivelin e vlerësimit dhe këta të fundit kundërshtuan çdo mundësi të testimit të tyre me shkrim.

Drejtori i shkollës “Asim Vokshi”, Nazif Jashari, tha se një tjetër vlerësim që ndërlidhet me gradim është i pranueshëm.

“Mësimdhënës të karrierës, mësimdhënës i avancuar, mësimdhënës mentor dhe mësimdhënës i merituar, këto janë katër nivele ose grada të gradimit të licencimit të mësimdhënësve që faktikisht këto mësimdhënës e presin shumë me kënaqësi për arsye se kjo ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e pagës, gjegjësisht ndikon edhe në ngritjen e nivelit të performancës së mësimdhënies dhe mësimnxënies”, tha ai.