Drejtori i shkollës “Yll Morina” në Gjakovë kanoset nga prindi i një nxënësi

- Advertisement -

Drejtori i shkollës “Yll Morina” në Gjakovë, është ankuar në Polici se përmes telefonit është kanosur nga prindi i një nxënësi.

- paragrafi 1 -

Sipas ankuesit, ai ka përdorur fjalë fyese e banale kundrejt drejtorit të shkollës, duke e kërcënuar edhe me vdekje.

- Advertisement -

“Vij aty të mbys, ke me pa çka ka me të gjetë”, kanë qenë disa nga fjalët që i janë thënë drejtorit, sipas Policisë.

Rasti është iniciuar si “kanosje” dhe i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.