E premte, 20 Shtator, 2024

Drejtori i shkollës “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë: Mësimdhënësit grumbullohen dhe rrinë në sallë prej orës 9:00 deri në 12:00, pa dëshirë

- Advertisement1-

Drejtori i shkollës “Xhavit Ahmeti” në kryeqytet, ka folur për grevën në arsim dhe ndikimin e grevës tek nxënësit, por edhe tek mësimdhënësit.

“Jo i zymtë po tepër i zymtë, jo që po ndikon te nxënësit, po edhe te mësimdhënësit. Unë sot i shihja në sallë, grumbullohen rrinë krejt prej orës 9:00 deri në orën 12:00, pa dëshirë, pa dëshirë sepse ata prej 15 gushtit janë në shkollë, i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Xhavit Berisha në Emisionin N’konak prodhim i Gazetës Infokus e që transmetohet në televizionin Dukagjini.

- Advertisement -

Kurse sa i përket zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës, Berisha ka thënë se ato orë kurrë nuk mund të zëvendësohen për shkak se nuk e kanë efektin e njëjtë me orët e rregullta.

“Ora nuk zëvendësohet kurrë, asnjëherë nuk e ka efektin e orës së rregullt. Në dash të thirren të shtunën, në dash në fund të vitit mësimor, në dash gjatë pushimit pranveror, nuk e ka efektin e njëjtë. Nxënësit nuk janë të përgatitur psikologjikisht dhe emocionalisht. Nuk jemi të përgatitur as ne, se ne e kemi pa një kalendar të vit shkollor që e ka proklamuar ministria dhe ne punojmë sipas tij. Të gjithë tash i dimë kur janë festat fetare, kombëtare e ndërkombëtare kur kemi me pushu, tash hop po na del një tjetër ditë që duhet me shku në punë dhe ajo ditë është e pa planifikuar, e rënd është”, ka thënë Xhavit Berisha.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...