E premte, 22 Nëntor, 2024

Drejtori i shkollës thirri në zyrën e tij tre mësues: Ju jeni zgjedhur si …

- Advertisement1-

Drejtori i shkollës kishte thirrur në zyrën e tij tre mësues. Me tu ulur, ai u tha: “Ju jeni zgjedhur si mësuesit më të mirë dhe më të aftë të shkollës vitin e kaluar.

Për këtë, jeni zgjedhur që të jepni mësim në tre klasa. Nxënësit e përzgjedhur janë më të mirët e shkollës, më të dalluarit, më të zgjuarit dhe më të sjellshmit.

- Advertisement -

Secila klasë ka tridhjetë nxënës. Prej jush kërkohet që të mos u tregoni se janë nxënësit më të mirë në shkollë, pasi kështu do të shkaktonim pakënaqësi tek prindërit e nxënësve të tjerë, gjë të cilën nuk e duam.” Filloi viti i ri mësimor dhe përfundoi dhe rezultatet e këtyre nxënësve ishin rezultatet më të larta në të gjithë shkollën, siç dhe pritej.

Madje, rezultatet kishin një rritje prej njëzet deri në tridhjetë përqind nga një vit më parë në rang rajonal. Drejtori i mblodhi në fund të vitit shkollor tre mësuesit më të mirë dhe i pyeti mbi mendimin e tyre rreth kësaj përvoje të re. Secili pohoi se kishte qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe se ajo që ua kishte lehtësuar maksimalisht misionin,

ishte përzgjedhja e atyre nxënësve me inteligjencë të lartë. Ata thanë se këta nxënës të mrekullueshëm, u kishin kursyer shumë mund e djersë. Këtu ndërhyri drejtori dhe i la pa fjalë me atë që u tregoi. Ai u tha: “Më lejoni kolegë të nderuar që tu tregoj të vërtetën si qëndron puna.

Në fakt, këta nëntëdhjetë nxënës janë përzgjedhur rastësisht, ata nuk ishin aspak më të mirët e shkollës, por ishin të përzier.” Tre mësuesit shikonin njëritjetrin dhe nuk dinin çfarë të thoshin. Dikush tha: “Atëherë qenkemi ne shkaku i suksesit marramendës të tyre!” Drejtori, duke buzëqeshur u përgjigj:

“Tani më lejoni tu tregoj të vërtetën tjetër. Emrat tuaj u zgjodhën përsëri rastësisht. Pasi ishin shkruar emrat e të gjithë mësuesve të shkollës, unë mbylla sytë dhe vendosa gishtin tek tre emra, ishin pikërisht emrat tuaj.” Mësuesit pyetën të tre njëzëri: “Atëherë cili është shkaku i suksesit të këtyre nxënësve?!”

Drejtori u tha: “Shkaku është se ju i ndërtuat pritshmëritë në bazë të disa informacioneve që u dhashë unë. Pritshmëritë tuaja ishin tepër të larta për këta nxënës dhe në fund të vitit, këto pritshmëri u realizuan. Kjo, edhe pse informacioni nuk ishte i saktë.”

- Advertisement -rrrrrrr

Mësimi:
Ti je produkt i mënyrës së menduarit dhe i pritshmërive që ke për veten. Ai që ka frikë nga djajtë, i sheh ato. Ai që pret të mirën, i vjen. Jini optimistë dhe e mira do u ndjekë pas. Në kushtet më të vështira, mos u fokusoni tek problemi, por tek zgjidhja. Faleminderit që më ndiqni dhe mos harroni këshillën më të bukur në botë, mendjen në vend.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit...

"Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej...

Pensionohet edukatorja Valdete Dobroshi – Vllaqo nga Prizreni 

Valdete Dobroshi - Vllaqo, e lindur më 30 tetor 1959 në Prizren, është një...

Universiteti i Gjilanit e konfirmon se e angazhoi Sadri Ramabajën pa konkurs

Të enjten, Universiteti i Gjilanit ka sqaruar mënyrën e angazhimit të analistit politik, si...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Komuna e Mitrovicë për trajnimin "Aplikimi i...