E diel, 19 Janar, 2025

INTERVISTË| Drejtori i shkollës private të Mjekësisë “Imperium”, Egzon Ratkoceri: Prioriteti ynë, shkollimi cilësor dhe punësimi i nxënësve me rezultate të mira

- Advertisement1-

Nga Albanian Kids Education


Secili prind dëshiron më të mirën për fëmijët e tyre, por shumica kanë ëndërr që t’iu regjistrohen në drejtime të mjekësisë, dhe më pas të bëhen mjek, farmacist, dentist, etj. Tashmë kanë një mundësi të artë që të realizojnë ëndrrën dhe të drejtojnë fëmijët e tyre në një shkollë cilësore të mesme të mjekësisë, siç është IMPERIUM, e cila gjendet në Bërnicë të Epërme të Prishtinës.

- Advertisement -

IMPERIUM, ju ofrohet nxënësve shkollim cilësor, siguri, dhe çka është tejet e rëndësishme punësim të menjëhershëm për nxënësit me rezultate të mira pas përfundimit të shkollimit.

Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) si një media që merret ekskluzivisht me arsimin, ka zhvilluar një intervistë me drejtorin e shkollës “Imperium”, Egzon Ratkoceri, për të mësuar për kushtet që ofron shkolla.

Drejtori Ratkoceri na tregon hollësisht për drejtimet që ofrojnë, për kabinetet që posedojnë, për mundësinë e punësimit të nxënësve dhe çdo gjë tjetër rreth shkollës që e udhëheq.

Z.Ratkoceri, së pari një CV e shkurtër e juaj, që të ju njohin lexuesit tonë?

Jam Egzon Ratkoceri, kam lindur dhe jetoj në Prishtinë. Gjithashtu, shkollimin e kam kryer në Prishtine, ku me profesion jam fizioterapeut, por punoj si instruktor i moduleve profesionale në fushën Teknik dentar në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”. Njëkohësisht, jam edhe drejtor i shkollës së mesme të mjekësisë “Imperium”, shkollë private në komunë të Prishtinës.

Jeni drejtor i shkollës së mesme të mjekësisë “Imperium”. Na tregoni si erdhi deri te vendimi për ta hapur shkollën, ku gjendet saktësisht dhe stafi që ka?

- Advertisement -rrrrrrr

Përvoja ime si drejtor shkolle për gjashtë vite dhe suksesi i arritur për një kohë të shkurtër më bëri të mendohem për hapjen e një shkolle private të mjekësisë. Mbështetjen dhe inkurajimin më të madh në këtë vendim e kam marr nga shoku im Eqrem Gara, i cili është bashkë themelues i kësaj shkolle.

Shkolla gjendet në  Bardhosh, komunë e Prishtinës, dhe përbëhet nga një staf i mrekullueshëm dhe i kualifikuar profesionalisht.

Cilat janë drejtimet që ofron për nxënësit shkolla “Imperium”? Na jepni pak më shumë detaje?

Shkolla “Imperiurm” ka katër drejtime të akredituara dhe funksionale:

-Bashkëpunëtor profesional i infermierisë

-Farmaci

-Teknik Dentar dhe Asistent Dentar

Praktika është shumë e rëndësishmë për nxënësit e mjekësisë. Çfarë kabinete ofron shkolla juaj?

Shkolla jonë ka një hapësirë prej 5000 m2, posedon 10 klasë dhe 5 kabinete për secilin profil. Të gjitha kabinetet janë të pajisura me të gjitha mjetet dhe materialet për module praktike, gjithashtu me mjetet më të avancuara teknologjike për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Çka e dallon shkollën “Imperium” me shkollat tjera private?

Shkolla jonë siguron ambient të përshtatur dhe modern, kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie, siguri për nxënësit dhe cilësi.

Pse duhet nxënësit e shkollës fillore të regjistrohen në shkollën e mesme të mjekësisë “Imperium”?

Prioriteti ynë është shkollimi dhe punësimi i nxënësve, pra, ne u mundësojmë nxënësve shkollim cilësor dhe më e rëndësishmja punësim të menjëhershëm pasi të kenë diplomuar.

Sepse suksesi tyre është i garantuar!!!

Si shkollë sigurisht keni bashkëpunime edhe me spitale që nxënësit ta kryejnë praktikën. Cilat janë ato?

Për secilin drejtim ne kemi marrëveshje me klinika private në mënyrë që nxënësit të kryejnë praktikën dhe modulet praktike.

Të gjitha drejtimet përvec praktikës që bëjnë në kabinete të shkollës ata gjithashtu bëjnë praktikën edhe në institucione private:

Nxënësit në drejtimin “Bashkëpuntor profesional i infermierisë” do ta kryejnë praktikën në Poliklinikën  Avicena dhe Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Nxënësit në drejtimin “Asistent dentar” në “Advance Klinikë”  dhe “Denta Care” në Prishtinë.

Nxënësit në drejtimin “Farmaci” në barnatoren ‘Aris’ dhe barnatoren ‘Dion’ në Prishtinë.

Nxënësit në drejtimin “Teknik i laboratorit” në laboratorin Avicena.

Pasi që nxënësit të kryejnë shkollimin a ofron mundësi punësimi shkolla juaj. Nëse po, në cilat institucionet garanton punësim?

Ashtu siç e ceka edhe më herët shkolla jonë u garanton nxënësve punësim të menjëhershëm në të gjitha institucionet private të lart cekura.

  • Klikoni KËTU për t’u lidhur me faqen e Facebook-ut të shkollës IMPERIUM
  • Kontakti: 044/976-976
  • Email: [email protected]

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...