Drejtori i shkollës ngacmon seksualisht dy nxënëse 14 vjeçare: U dërgonte mesazhe natën

- Advertisement -

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngacmimin seksual të dy vajzave të mitura në Pogradec.

- paragrafi 1 -

Mësohet se personi i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje është Adriatik Haxhillari, me profesion drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë.

- Advertisement -

Ngacmimi seksual ndaj dy vajzave të mitura ka filluar dy javë më parë dhe ka qenë policia e Pogradecit ajo që që në bazë të informacioneve ka mundur të zbardhë dëshminë e dy të miturave në prani të psikologeve.

Vajzat kanë deklaruar se drejtori u ka bërë shenja gjatë orës së mësimit dhe gjatë natës iu ka dërguar mesazhe ngacmuese.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur ti bindë për të treguar se çfarë kishte ndodhur. Drejtori ndërkohë është pezulluar nga puna.

- Advertisement -