E mërkurë, 22 Janar, 2025

Drejtori i shkollës në Busavatë të Kamenicës: Nagavci e ka derën hapur, por jo Rrahman Jashari

- Advertisement1-

Mefail Maliqi, drejtor i SHFMU “Hasan Prishtina” në Busavatë, ka treguar arsyet pse shkolla e tyre ka vendosur ta thyejë grevën në arsim duke iu kthyer procesit mësimor.

Maliqi tregoi se shkak i ndërprerjes së grevës është kryesindikalisti, Rrahman Jashari dhe Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

- Advertisement -

“Në rend të parë na ka detyruar kryesindikalisti, Rrahman Jashari të dalim nga greva, pastaj Arbërie Nagavci dhe nxënësit të cilët nuk kanë mbajtur mësim për një kohë të gjatë. Që 4 vite shkolla jonë nuk fillon me 1 shtator, për arsye të reformave të Qëndron Kastratit. Prandaj, jemi detyruar të mos e vazhdojmë grevën, pikërisht për hir të Rrahman Jasharit. Kemi dalë nga greva pa ndonjë presion të askujt”, tha Maliqi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, i pyetur cilat detyrime të Jasharaj e Nagavcit kanë bërë ta ndërprenë grevën, Maliqi tha se Jasharaj ka bërë marrëveshje në dëm të shkollave të Kamenicës, teksa Nagavci u ka ndihmuar atyre.

“Rrahman Jashari ka ardhur kur fillon Qëndron Kastrati reformat këtu, dhe ka premtuar se nuk do ketë mbyllje të shkollave. Ka thënë “unë gjithë Kosovën e Arsimit do ta ngris në këmbë për t’i mbrojtur shkollat e Kamenicës”. Ndërsa, vetëm pak orë më vonë, ka bërë marrëveshje në dëm të shkollave të Kamenicës, kjo na detyron të mos i besojmë më Rrahman Jasharit. Ndërsa, Arbërie Nagavci na ka detyruar, jo me ndonjë aparat dhune, por na ka detyruar moralisht. Ajo si një trimëreshë, ka ardhur dhe na e hapi shkollën pas të gjitha atyre mundimeve që i kemi pasur. Arbërie Nagavci e ka derën hapur në çdo të shtëpi të Busavatës, por jo Rrahman Jashari”, ka shtuar tutje Maliqi.

Shkolla në Busavatë ka qenë pjesë e reformës të nisur nga ish-kryetari Qendron Kastrati.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...