Drejtori i shkollës në Suharekë: 240 nxënës i kemi pranuar, 100 prej tyre s’dinë shkrim-lexim

- Advertisement -

Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, në Suharekë Hamdi Bytyqi, ka shprehur shqetësimin për dukuritë negative që po shfaqen tek nxënësit në shkolla.

- paragrafi 1 -

Në një tryezë diskutimi për sigurinë në shkolla, Bytyqi shprehu shqetësimin se nga 240 nxënës të pranuar në shkollën e tij, 100 janë duhanpirës.

- Advertisement -

Në një video të publikuar nga “Suhareka Online”, dëgjohet Bytyqi duke thënë se ka testuar nxënësit dhe se rreth 100 nga nxënësit e pranuar këtë vit nuk dinë shkrim dhe lexim.

 

Ai tha se këta nxënës nuk e dinë as matematikën elementare.

- Advertisement -

“Diku prej 240 nxënësve që i kam regjistruar në shkollë të mesme, e kam bërë një test gjuhë shqipe, matematikë, dalin diku 100 nxënës që nuk dinë shkrim-lexim dhe matematikën elementare. Ata janë potencial permanent me u marrë me problemin. Prej 240 dalin diku 100 që janë duhanpirës dhe tash unë duhet brenda ditës me 100 duhanpirës me u marr”, ka thënë ai.