E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Drejtori i shkollës në Pejë tregon çfarë sjellje kishte 16-vjeçari i dyshuar për planifikimin e vrasjes së nxënësve

- Advertisement1-

Autoritetet gjyqësore në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar një 16-vjeçar që dyshohet se ishte përgatitur që të kryente një “sulm të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë”.

Prokuroria Speciale tha se i dyshuari B.M, për disa muaj kishte bërë plane dhe përgatitje për këtë sulm.

- Advertisement -

Prokuroria të dielën bëri të ditur se gjykata kompetente ka miratuar kërkesën e tyre dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

RTV21 ka kontaktuar me drejtorin e shkollës ku vijonte mësimin 16-vjeçari i dyshuar për planifikimin e vrasjes së shokëve.

Ai tha se te i dyshuari B.M ka qenë nxënës mesatar, i heshtur dhe pa ndonjë vërejtje në sjellje.

Sipas drejtorit të vetmen vërejtje që e ka pasë kujdestarja e klasës së 16-vjeçarit ka qenë mungesat e tij në orët e para të mësimit.

“Djali ka qenë pak i heshtur, i tërhequr, por nuk ka pasur abuzim në klasë apo ndonjë ngacmim me dikë. Në klasë ka qëndruar por në kohën e fundit ka qëndruar i vetëm sipas policisë në rrjetet sociale ka filluar të zhvillojë një komunikim me njerëz jashtë shkollës për përgatitjen e atij plani”, tha drejtori i shkollës.

Drejtori tha se shkolla është duke e vazhduar normalisht procesin mësimor.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që përgatit kryerjen e një vepre terroriste mund të dënohet nga pesë deri në 20 vjet burgim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Klasa IV-1 në shkollën “Dardania” në Prishtinë me program madhështor për 28 Nëntorin

Festa e 28 Nëntorit po shënohet në mbarë shkollat shqipe, me programe festive ku...

28 NËNTORI – në çdo shkollë po organizohen aktivitete për flamurin kuqezi

Mesazhi nga ministrja e Arsimit në Shqipëri. Ogerta Manastirliu: 🇦🇱🦅Në prag të Festave të Nëntorit,...

VENDIMI: 19 bursa në vlerë 1 mijë euro për studentët e Shqipërisë që studiojnë në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për ndarjen e...