Drejtori i shkollës në Damjan të Gjakovës: Gati klasa e zhvillimit të fëmijerisë së hershme

- Advertisement -

Nazmi Pnishi, drejtor i shkollës “Pjetër Bogdani” në Damjan të Gjakovës ka njoftuar se klasa e zhvillimit të fëmijerisë së hershme në këtë shkollë e financuar nga “Save the Children” dhe e përkrahur nga DKA në Gjakovë, tanimë është gati.

- paragrafi 1 -

Ai ka njoftuar se të hënën, më 23.01.2023, nga ora 13:00, bëhet hapja solemne e saj

- Advertisement -

Postimi i dretorit:

NJOFTIM:

Të nderuar prindër, ju njoftoj se klasa e zhvillimit të fëmijerisë së hershme në SHFMU “Pjetër Bogdani” e financuar nga “Save the Children” dhe e përkrahur nga DKA në Gjakovë, tanimë është gati.

- Advertisement -

Të hënën, më 23.01.2023, nga ora 13:00, bëhet hapja solemne e saj. Të pranishëm do të jenë përfaqësues të “Save the Children,” drejtorisë së arsimit dhe komunës së Gjakovës.

Prandaj, prindër të nderuar, kërkoj nga ju që ti sillni fëmijët tuaj të hënën në ora 13:00. Jeni të ftuar në hapjen solemne dhe të kremtojmë së bashku momentin e hyrjes së fëmijeve në klasë.