Drejtori i shkollës në Blaç të Dragashit: Nuk kam qenë dijeni se arsimtari i matematikës ka rrahur nxënësit

- Advertisement -

Brenda shkollës fillore “Ilmi Bahtijari” në fshatin Blaç të Dragashit duket se ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në maj të këtij viti.

- paragrafi 1 -

Një arsimtar i natematikës kësaj shkolle tani po akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj disa nxënësve në këtë shkollë.

- Advertisement -

Për këtë këto veprime të arsimtarit të matematikës i cili sipas prindërve nxënësit i kishte rrahur gjatë orës mësimore, nuk kishin dijeni drejtoria e shkollës.

Drejtori, Naser Meleqi thotë se për këtë u njoftua nga drejtoria e arsimit në Dragash.

“Ne e kemi një flet që i shënojmë krejt problemet e ditës, pasi nxënësit nuk na kanë lajmëruar. Ditën e shtune unë jam lajmëruar nga drejtoria e arsimit në Dragash”, ka theksuar Neser Meleqi-Drejtor i shkollës “Hilmi Bahtijari”.