E hënë, 20 Janar, 2025

Drejtori i shkollës “Motrat Qiriazi” në Prizren: Njëra mësuese e shty tjetrën në drejtim të tavolinës time, nuk e di arsyen pse ndodhi

- Advertisement1-

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në shkollën fillore të mesme të ulët “Motrat Qiriazi” në Prizren, ku dy mësimdhënëse janë përfshirë në një konflikt fizik, me ç’rast njëra nga to ka përfunduar në spital.

Këtë raportim e ka konfirmuar drejtori i SHFMU “Motrat Qiriazi”, Sedat Shkurti i cili ishte dëshmitar i rastit.

- Advertisement -

Shkurti, rrëfen se si ndodhi incidenti brenda hapësirave të institucionit arsimor.

Ka qenë shtyerje ku njëra mësimdhënëse është shtyer në drejtim të tavolinës ku unë isha i ulur dhe asgjë më tepër. Unë nuk e di arsyen se pse ka ndodhur kjo dhe pse bash në zyrë tek unë. Kam kërkuar raportim nga të dy mësimdhënëset pse e kanë bërë këtë gjest jo etik dhe është lajmëruar menjëherë DKA-ja në Prizren”, u shpreh Shkurti.

Ai shtoi se ky incident është kapur nga kamerat e sigurisë të shkollës.

“Ata (DKA), do t’i marrin hapat e tyre, dhe për këtë rast ekzistojnë incizimet e kamerave të sigurisë se çfarë ka ndodhur”, u shpreh drejtori i shkollës për Sinjalin.

Si pasojë incidentit, 38-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...