Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Banjë të Malishevës ka njoftuar se mësimi fillon nesër siç është paraparë dhe ju ka bërë thirrje nxënësve të kenë unifomën dhe ndërrimet, dhe mësimi fillon në ora 08:00 të mëngjesit.
Njoftimi i plotë:
INFORMIM
Të dashur nxënës, të nderuar prindër, mësimdhënës/e e personel teknik!
Drejtoria e SHFMU “Naim Frashëri” ju informon se, mësimi për gjyëvjetorin e dytë për vitin shkollor 2022/2023 do të fillon nesër, ditë e hënë, datë 06.02.2023.
Sigurisht që nuk është harruar që të kemi uniformën shkollore, ndërrimet e klasës, dhe se mësimi fillon në ora 8:00. Pra, mësimi do të vazhdon të zhvillohet me një ndërrim, me orar të plotë ashtu siç është e paraparë në Udhëzimin Administrativ 10/2015, dhe në Rregulloren e brendshme të SHFMU “Naim Frashëri” Banjë.
Së bashku me aktivet e klasave dhe me të gjithë anëtarët e fushave kurrikulare jemi të zotuar se do të arrijmë të avansojmë edhe më tutje cilësinë në shkollën tonë.
Andaj, duke u bërë thirrje që të mobilezohemi të gjithë së bashku, sa më masivisht të kontribuojmë për avansimin e fushave të cilësisë së shkollës, me kënaqësi urojmë për të gjithë një gjysmëvjetor të mbarë dhe të suksesshëm!
Me respekt e konsideratë të lartë,
Drejtori i shkollës, Msc. Metë Krasniqi