Drejtori i shkollës “Fan Noli” në Podujevë e konfirmon se janë lënduar tetë nxënës pasi u sulmuan nga një qen

- Advertisement -

Në shkollën e mesme “Fan Noli” një qen ka arritur të hyjë brenda objektit shkollor duke sulmuar kështu nxënësit.

- paragrafi 1 -

Si pasojë e sulmit tetë nxenës kanë marrë lëndime, ndërsa drejtori i shkollës Fatmir Emini konfirmoi për Telegrafin se tashmë nxënësit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

- Advertisement -

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:00. Nuk ka qenë qen endacak, por i dikujt të shkollës që e ka marrë me veti. Ka sulmuar nxënësit disa janë lënduar duke ikur e disa prej qenit. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha ai

Drejtori bëri të ditur se kanë komunikuar me familjarët e të lënduarve dhe se gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë.