E martë, 26 Nëntor, 2024

Drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë: Jam për kompensimin e orëve, por e shtuna e ngarkuar

- Advertisement1-

Kolektivet arsimore të shkollave të mesme të ulëta, Emin Duraku dhe Asim Vokshi, në Prishtinë ishin të pranishëm në shkollë, por klasat ishin të zbrazëta sepse nxënësit nuk kishin respektuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura në ditën e shtunë.

Drejtori i shkollës të mesme të ulët Emin Duraku, Visar Osmani tha se është java e tretë ku mësimdhënësit janë ardhur në ditën e shtunë dhe nuk ka nxënës. Ai theksoi se është për kompensimin e orëve por në forma të tjera sepse dita e shtunë është e ngarkuar.

- Advertisement -

“Ne jemi në zbatim të kalendarit të ri që është dërguar prej Ministrisë së Arsimit, për kompensimin e orëve të humbura, sot është e shtuna e tretë. Është vendim i Këshillit të Prindërve që fëmijët të mos i sjellin në shkollë, ne jemi në vendin e punës sipas orarit dhe planifikimeve. Njoftimet i kemi bërë me kohë tek prindërit dhe mësimdhënësit. Është e shtuna e tretë ku nuk ka asnjë nxënës, është vendim unanim i Këshillit të Prindërve që kanë mbajt takim dhe nuk i është përgjigjur ftesës sonë, ne jemi në vendin e punës, se çfarë do të ndodh nuk e di po është një situatë e pa lakmueshme sepse ne po dalim i kemi ftuar për të ardhur, kemi dhe forma të tjera që ne si shkollë mundemi orët ti kompensojmë, por po presim një reagim apo reflektim se çfarë do të bëhet prej ditëve tjera, Ministrisë dhe akterëve të tjerë. Ne jemi për kompensimin e orëve të humbura si shkollë edhe si prind i kësaj shkolle. Kam kërkuar që dita e shtunë ti mos i revokohet fëmijëve sepse është një javë e ngarkuar dhe fëmijët kanë të drejtë pushimi. Por Ministria e ka parë të rrugës me bë kalendarin dhe formën se si të bëhet zëvendësimi”, tha ai.

Ndërkaq ai tha se arsyeja pse fëmijët nuk janë duke ardhur është vendimi i Këshillit të Prindërve. Ndërkohë thekson se nëse i lejohet që shkolla të merr vendim për zëvendësimin e orëve të humbura ai ka plan B.

“Prindërit kanë takuar 29 përfaqësues të klasave kanë marr vendim dhe iu kanë bashkangjitur ftesës dhe apelit të këshillit në nivel vendi. Nuk kemi asnjë nxënës dhe është e shtuna e tretë nuk është një situatë e mirë sepse ne jemi për ti kompensuar orët dhe patjetër që do ti kompensojmë por me gjet formën që fëmijëve së paku mos ti merret pushimi i vikendit. Nëse na lejohet që në të ardhmen të merret një vendim që shkolla të ketë një autonomi dhe të ketë një plan veprimi secila shkollë, ne e kemi shumë të lehtë, kemi planin B ku me një orë shtesë brenda javës mundemi një të shtunë në çdo muaj të punojmë. Jemi përgatitur që deri më fund të muajit mars të gjitha orët do të kompensohet nëse na lejohet si shkollë ne e kemi zgjidhjen por po presim një dritë jeshile se çka do të bëhet në ditët në vijim”, tha ai.

Osmani theksoi se kanë bërë kërkesë si shkollë për ta gjetur një formë tjetër të protestës që të mos ketë mungesë të mësimit, gjë që sindikata nuk e ka përfillur këtë kërkesë. Ai pohoi se në mesin e gjithë kësaj situate viktima janë fëmijët.

“Si shkollë jemi e vetmja shkollë e komunës që kemi bërë kërkesë te sindikata për ta gjetur një formë tjetër të protestës dhe me evitu humbjen e mësimit, por nuk e kanë marr parasysh dhe e kemi ditë që do vije kjo ditë. Është grevë e përfunduar nuk besoj që mësimdhënësit do të hynë prapë në një situatë të tillë, ku fajtori është mos komunikimi i shëndoshë mes palëve dhe viktimë janë fëmijët. Kam një apel që të mos vijmë më në atë situatë që të hymë prapë në grevë, prej institucionit që drejtoj nuk besoj që do të jem pjesë e ndonjë greve në të ardhmen sepse i kanë fut mësimdhënësit në një rrugë dhe nuk kanë pasur një plan të dytë se çka nëse nuk realizohen. Kemi kërkuar që të filloj mësimi por të protestohet në forma të tjera të dalim në shesh, në rrugë të kërkojmë të drejtat tona por jo me i pengu fëmijët për t’ua mohuar të drejtat për shkollim”, përfundoi ai. /Kosovapress/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...