Drejtori i shkollës, Visar Osmani, ndau mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës në garat e Fizikës dhe Matematikës, duke vlerësuar arritjet dhe përkushtimin e tyre, shkruan AlbanianEducation.net.
Drejtori vlerësoi lart punën dhe angazhimin e mësimdhënësve, si dhe performancën e shkëlqyer të nxënësve, që po dëshmojnë rezultate konkrete.
Njoftimi i shkollës:
🏆 REZULTATET FLASIN – SHKOLLA JONË VAZHDON TË SHKËLQEJË 🏆
Sot, drejtori i shkollës, Visar Osmani, ndau mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës në garat e Fizikës dhe Matematikës, duke vlerësuar arritjet dhe përkushtimin e tyre.
🔹 Fizikë – Vendi i Dytë dhe Vendi i Gjashtë në nivel komunal
🔹 Matematikë – Kualifikim për gara republikane
Me këtë rast, drejtori vlerësoi lart punën dhe angazhimin e mësimdhënësve, si dhe performancën e shkëlqyer të nxënësve, që po dëshmojnë rezultate konkrete.
Përveç që jemi prijës të reformave arsimore komunale, shkolla jonë nuk e lë asnjëherë anash cilësinë, suksesin akademik dhe rezultatet.
📌 Reformat na dallojnë.
📌 Rezultatet na konfirmojnë.
📌 Cilësia na përfaqëson.
👏 Urime nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit shkollor!