Drejtori i shkollës dyshohet se rrahu nxënësin 10-vjeçar në Ferizaj

- Advertisement -

Një rast dhune dyshohet të ketë ndodhur dje në shkollën “Abetarja” në Softaj të Ferizajt, ku drejtori i shkollës është akuzuar për trajtim të dhunshëm të një fëmije 9-vjeçar.

- paragrafi 1 -

Dyshohet se drejtori e ka kapur fëmijën prej veshi dhe më pas e ka goditur me shuplakë.

- Advertisement -

Fëmija ka ankuar fillimisht mësuesen dhe më pas ka njoftuar familjen, e cila ka raportuar rastin në policinë rajonale të Ferizajt.

Megjithatë, policia nuk e ka njoftuar rastin në Drejtorinë e Arsimit.

  • Drejtori i shkollës është intervistuar nga autoritetet dhe më pas është liruar për procedura të mëtejshme, raporton gazetarja korrespondente nga Ferizaj, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.