E enjte, 10 Tetor, 2024

Drejtori i shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë: Shpresoj të mos ketë grevë, mësimi të kthehet në normalitet

- Advertisement1-

Kolektivet arsimore të shkollave të mesme të ulëta, Emin Duraku dhe Asim Vokshi, në Prishtinë ishin të pranishëm në shkollë, por klasat ishin të zbrazëta sepse nxënësit nuk kishin respektuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura në ditën e shtunë.

Drejtori i shkollës së mesme të ulët Asim Vokshi, Nazif Jasharaj tha se ndihet keq sepse zëvendësimi nuk po mbahet dhe kjo është një humbje e madhe për nxënësit.

- Advertisement -

Sipas tij duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët midis Këshillit të Prindërve dhe Ministrisë së Arsimit.

“Neve po na vjen keq sepse është e shtuna e tretë që mësimi nuk është duke u mbajtur, mësimdhënësit janë duke ardhur të gjithë, nxënësit nuk kanë ardhur dhe kjo është një humbje e madh për nxënësit për arsye se edhe shkaku i pandemisë kemi humbur me vite të tëra mësim edhe këto tri javë kemi humbur mësim”.

“Këshilli i prindërve është mirë me u ulur dhe biseduar me Ministrinë e Arsimit dhe me gjetur një gjuhë të përbashkët rreth zëvendësimit të orëve të shtunën….është shumë problem për të arritur rezultate të dëshirura ose të pritura mirëpo të gjithë mësimdhënësit kanë bërë një plan për realizimin e rezultateve të të nxënit”.

“Shpresoj dhe besoj që të mos ketë grevë, mësimi të kthehet në normalitet, procesi mësimor të zhvillohet sepse është ndër vitet që është humbur mësimi më së shumti, besoj të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe mësimi të realizohet sipas kalendarit të këtij viti shkollor. Çdo herë orët e humbura është problem të realizohen, nuk është sikur një ditë normale e ditëve mësimore që është prej të hënës në të premten, por edhe nëse zëvendësohet një ditë brenda ditëve të mësimit një orë shtesë që do të thotë ora e shtatë. Çdo herë që ka diçka më shumë është më problem për të arritur rezultatet sepse nxënësit janë më të lodhur”, përfundoi ai.

Nga ana tjetër, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se nëse deri në janar të vitit të ardhshëm nuk implemetohet Ligji i Pagave do të ketë grevë në sistemin arsimor. /Kosovapress/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...

Reina dhe Rubina Krasniqi, dy nxënëset nga Prishtina zënë vendet e para në garën e karatesë në Strugë

Reina dhe Rubina Krasniqi, dy nxënëset e shkëlqyera të shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë...

Vdes mësimdhënësi Hajrun Kalisi – 35-vjet ishte në shërbim të arsimit

Ka vdekur mësimdhënësi Hajrun Kalisi nga Hani i Elezit. Ai 35-vjet ishte në shërbim...

Vdes njëri ndër mësimdhënësit e parë në Drenicë, Istref Haxhiu

Ka vdekur, veterani i arsimit, Istref Haxhiu nga fshati Poklek i Vjetër i Drenasit. Istref...