Drejtori i ri i Arsimit në Prishtinë: Do të vazhdojmë zbatimin e mësimit tërëditor në shkolla

- Advertisement -

Drejtori i ri i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, thotë se do të angazhohet për t’i çuar përpara reformat e nisura nga ish drejtoresha Jehona Lushaku-Sadriu dhe për të krijuar mundësi të barabarta për çdo nxënës, prind dhe mësues në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai thotë se prioritetet kryesore do të jetë: përmirësimi i kushteve në shkolla, vazhdimi i zbatimit të mësimit tërëditor, riorganizimi i institucioneve arsimore, rritja e cilësisë në arsim, digjitalizimi i mësimdhënies, rritja e sigurisë në shkolla dhe përfshirja gjithëpërfshirëse e çdo nxënësi

- Advertisement -

Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë:

Të dashur nxënës, prindër, mësues dhe drejtues shkollash,

Z. Samir Shahini ka marrë detyrën si Drejtor për Arsim në Kryeqytet. Me përkushtim të plotë, do të angazhohet për ti ecur përpara reformat e nisura nga ish drejtorja znj. Jehona Lushaku Sadriu dhe për të krijuar mundësi të barabarta për çdo nxënës, prind dhe mësues në Prishtinë.

- Advertisement -

Së bashku me Kryetarin Përparim Rama, prioritetet kryesore do të kenë: përmirësimi i kushteve në shkolla, vazhdimi i zbatimit të mësimit tërëditor, riorganizimi i institucioneve arsimore, rritja e cilësisë në arsim, digjitalizimi i mësimdhënies, rritja e sigurisë në shkolla dhe përfshirja gjithëpërfshirëse e çdo nxënësi.

Synimi ynë i përbashkët është ndërtimi i një sistemi arsimor cilësor, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm që i përgatit të rinjtë për sfidat e së ardhmes.

Së bashku për një arsim më të mirë dhe një të ardhme më të ndritur për Prishtinën!
Kryeqyteti Prishtina
Samir Shahini