Drejtori i Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, mbajti sot një takim me drejtorët e institucioneve arsimore parashkollore, shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta.
Në njofitmin e DKA-së thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte dëgjimi i drejtpërdrejtë i kërkesave, sfidave dhe problematikave me të cilat përballen shkollat si dhe forcimi i bashkëpunimit për përmirësimin e cilësisë në arsim.
Gjatë diskutimit, secili drejtor pati mundësinë të paraqesë situatën në institucionin që udhëheq, ndërsa drejtori Rexhepi theksoi përkushtimin për transparencë, mbështetje dhe zgjidhje konkrete në shërbim të nxënësve dhe stafit arsimor.

“Dyert e Drejtorit të DKA-së do të jenë të hapura për të gjithë drejtuesit e IEA-ve”.
“Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zyrtarët e DKA-së. Drejtoria Komunale e Arsimit mbetet e angazhuar për një sistem arsimor më cilësor dhe më funksional për të gjithë”, thuhet në njoftim. /AlbanianEducation.net/.