E martë, 25 Shkurt, 2025

Drejtori i njërës ndër shkollave më të mëdha në Prishtinë kundër grevës

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka dalë me një vendim që në ditën e premte të mos mbahet mësimi.

Përmes një komunikate për media kjo sindikatë ka kërkuar nga prindërit që fëmijët e tyre të mos i dërgojnë të premten në shkolla, ku ka paralajmëruar se punëtorët e arsimit do të dalin në protestë.

- Advertisement -

Mirëpo në lidhje me këtë drejtori i shkollës fillore në Prishtinë “Xhavit Ahmeti”, Xhavit Berisha, nuk është pro e këtyre grevave.

Ai në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se shkaku i mospërkrahjes është se humbësit më të mëdhenj janë nxënësit.

”Duke u bazuar në pasojat që ka lënë pandemia, nuk e përkrahi grevën për arsye se humbësit më të mëdhenj janë nxënësit”, ka deklaruar Berisha për Infokus.

Po ashtu ai tha se këto orë nuk zëvendësohen.

“Orët nuk zëvendësohen, por duke u bazuar në praktikat e mëhershme edhe nëse zëvendësohen nuk e kanë efektin e mësimit të rregullt”, ka shtuar ai.

E këto greva dhe protesta nga kjo sindikatë po vijnë si shkak se SBASHK-u, kërkon nga Qeveria e Kosovës që të iu rriten pagat.

- Advertisement -rrrrrrr

E për një rritje të pagave nuk e kundërshtoi as drejtori i kësaj shkolle.

Ai në fund tha se duke shikuar normën e rritjes së çmimeve është pro e protestës.

“Sa i përket protestës duke u bazuar në rritjen enorme të të gjitha çmimeve, natyrisht se jam “për””, deklaroi Berisha për Infokus.

Ndryshe, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës protestat ishin paralajmëruar që nga muaji shkurt.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...