Shkolla e Mesme e Mjekësisë IMPERIUM vazhdon të kujdeset që nxënësit e saj të bëjnë karrierë jashtë vendit, për çka së fundmi kanë arritur një marrëveshje mjaft të mirë rëndësishme bashkëpunimi në Linz të Austrisë.
Drejtori i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “IMPERIUM” Egzon Ratkoceri dhe drejtori i HR Dr. Martin Rupprecht nënshkruan memorandum bashkëpunimi ku nxënësit e IMPERIUM do të jenë përfitues të mëdhenj, pasi do të kenë mundësinë të ndjekin praktikën pas çdo viti në Linz të Austrisë, për më tepër do kenë mundësi punësimi.
Por edhe nxënësit që ende nuk e kanë përfunduar shkollimin në IMPERIUM do të jenë përfitues, pasi nxënësit e dalluar në të gjitha lëndët në klasën e 10 dhe 11 mund të vazhdojnë klasën e 12 në Linz, Austri.
Por as profesorët e IMPERIUM me këtë marrëveshje nuk do të mesin anash. Ata do të kenë mundësi të trajnohen nga profesionistë të huaj dhe të marrin pikë kredituese.
Njoftimi i plotë i shkollës IMPERIUM për marrëveshjen e arritur:
Drejtori i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “IMPERIUM” Egzon Ratkoceri dhe drejtori i HR Dr. Martin Rupprecht nënshkruan memorandum bashkëpunimi me pika kryesore:
1. Ndjekjen e praktikës profesionale për nxënësit e SHMM “IMPERIUM” pas çdo viti shkollor dhe pas përfundimit të shkollimit tre vjeçar edhe mundësinë e vazhdimit të shkollimit të mëtutjeshëm me mundësi punësimi. Praktika është e mundur në çdo fundvit shkollor.
2. Nxënësit e dalluar në të gjitha lëndët në klasën e 10 dhe 11 mund të vazhdojnë klasën e 12 në Linz, Austri.
3. Profesorët e SHMM “IMPERIUM” kanë mundësi të trajnohen nga profesionistë të huaj dhe të marrin pikë kredituese.
4. Vizita kohë pas kohe nga doktorët profesionistë austriak në SHMM “IMPERIUM”.
5. Orë shtesë në lëndët profesionale të profileve përkatëse për nxënësit e SHMM “IMPERIUM”, si dhe kontrata të parakohshme për të gjithë të interesuarit për vazhdim shkollimi/punësimi jashtë vendit.
Ky bashkëpunim u arrit falë Armond Aliut (Menaxher dhe bashkëpunëtor përgjegjës për qendrat jashtë vendit), të cilit i jemi shumë mirënjohës!
SHMM “IMPERIUM”
Prioriteti ynë, shkollimi juaj!