Drejtori i gjimnazit “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj: Nuk ka nevojë të bëhet testimi i mësimdhënësve

- Advertisement -

Prej muajsh Minstria e Arsimit ka kërkuar një vlerësim të mësimdhënësve në gjithë Kosovën duke përmendur testimin e tyre, por ajo nuk ka dhënë asnjë hollësi rreth tij.

- paragrafi 1 -

Drejtori i gjimnazit “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj thotë se vlerësim me shkrim duhet të ketë për mësimdhënësit që duan të ngriten në karrierë dhe jo për të gjithë.

- Advertisement -

“Unë mendoj se nuk ka nevojë, ne nga viti i ardhshëm akademik, prej shtatorit, performanca e mësimdhënësve është rezultat i vlerësimit që e bën drejtori i shkollës kështu kompetenca në këtë fushë i kanë caktuar te drejtori i shkollës dhe drejtori i shkollës e bën performancës se mësimdhënësi vërtetë a duhet të përmirësohet ose me vazhdu siç është”. ka deklaruar ai për mediat kosovare.

Vlerësimi dhe performanca e mësimdhënësve është një problem i kamotshëm në sistemin e arsimit në Kosovë por Ministria e Arsimit ende nuk e ka saktësuar se në çfarë forme do të bëhen vlerësimi dhe kur do të ndodhë.