Drejtori i Arsimit viziton shkollën “7 Marsi” në Prishtinë, premton investime në infrastrukturë

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit, Samir Shahini, ka vizituar shkollën “7 Marsi” në Prishtinë ku është pritur nga drejtoresha Shpresa Gashi.

- paragrafi 1 -

Në këtë takim u bisedua për nevojat dhe investimet e domosdoshme në infrastrukturën e shkollës, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe rritjen e cilësisë në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Sot shkollën tonë e vizituan Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, z. Samir Shahini, dhe znj. Ardiana Hyseni. Gjatë vizitës, ata u pritën nga Drejtoresha e shkollës dhe së bashku zhvilluan një takim ku u prezantua puna dhe aktivitetet që realizohen në institucionin tonë arsimor.

Në kuadër të vizitës u diskutua gjithashtu për nevojat dhe investimet e domosdoshme në infrastrukturën e shkollës, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe rritjen e cilësisë në arsim.

- Advertisement -