Drejtori i Arsimit në Suharekë: S’ka asnjë problem rreth ngrohjes në të gjitha shkollat e komunës tonë

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka dalë me një sqarim ku njofton se nuk ka asnjë problem sa i përket ngrohjes nëpër të gjitha shkollat e komunës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai sqaron tutje se si rezultat i vonesave në OSHP në nivel qendror, janë shkaktuar vonesa, por ajo situatë tashmë është e tejkaluar.

- Advertisement -

Postimi i plotë i drejtorit Bajselmani:

Sqarim

Të nderuar qytetarë,

- Advertisement -

Lajmet për mos-furnizim të shkollave tona me material për ngrohje, janë të vjetra.

Nuk ka asnjë problem rreth furnizimit me material per ngrohje.

Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë kushte te pershtatshme për vijimin e procesit mësimor.

E kemi sqaruar me kohë se, si rezultat i vonesave në OSHP në nivel qendror, janë shkaktuar vonesa, por ajo situate tashmë eshte e tejkaluar dhe s’ka asnjë problem sa i perket ngrohjes neper te gjitha shkollat tona.