Drejtori i Arsimit në Rahovec vjen me një lajm të rëndësishëm për mësimdhënësit

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka njoftuar se sot filluan furnizimin me Pako Pedagogjike të vlefshme për vitin e ri shkollor 2023-2024.

- paragrafi 1 -

Ai thotë se këtë vit shkollor, të gjithë mësimdhënësit dhe edukatorët nga klasat parashkollore deri në klasat e 12-a do të pajisen me këto dokumente pedagogjike, të cilat janë shumë të nevojshme për të rritur cilësinë e mësimdhënies, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Filluam sot furnizimin me Pako Pedagogjike të vlefshme për vitin e ri shkollor 2023-2024.

Këtë vit shkollor, të gjithë mësimdhënësit dhe edukatorët nga klasat parashkollore deri në klasat e 12-a do të pajisen me këto dokumente pedagogjike, të cilat janë shumë të nevojshme për të rritur cilësinë e mësimdhënies.

- Advertisement -

Pakot pedagogjike përmbajnë:

✅ Planet e orës mësimore;

✅ Ditarët personalë;

✅ Instrumentet e vlerësimit të harmonizuara për secilën lëndë dhe fushë kurrikulare;

✅ Listat e kontrollit.

Shpërndarja e tyre nëpër shkolla do të bëhet para fillimit të vitit shkollor, në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për fillim të mbarë të procesit edukativo-arsimor në komunën tonë!